OSHEE: 45% më shumë arkëtime, 7.3% më pak humbje

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) publikon të dhënat e treguesve të muajit tetor dhe rezultatet progresive të 10-mujorit të këtij viti. Ku sipas tyre, rezulton se kompania ka regjistruar tejkalim të planit sa u takon të ardhurave, por edhe humbjeve fizike të parashikuara.

Niveli i arkëtimeve në total, si 10-mujor, raportohet se ka arritur në rreth 54.8 miliard lekë, ndërsa vetëm në muajin tetor rezulton të jenë arkëtuar 5.1 miliardë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahasuar me të njëjtën periudhë 10-mujore të vitit 2014 arkëtimet janë rritur me 42% ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 71% më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendosmëria për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike po sjell ulje të forta në nivelin e humbjeve fizike në rrjet.

Në tetor 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.9%.

Krahasuar me tetorin 2014 kemi 4.6 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 16.1% më pak humbje.

Humbjet në total si 10-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31 %, nga 38.3 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 43.7% të regjistruara në 10-mujorin e parë 2013.

Numri i lidhjeve të reja, ose i abonentëve që hyjnë rishtazi në sistem është një tjetër tregues që ka ecur pozitivisht. Konstatohet një rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe 33% më shumë se 10-mujori i vitit 2013. Lidhjet e reja në janar-tetor 2015 shkojnë në 35624.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?