OSHEE, Çela: Investimet, mbi 2.6 milionë dollarë

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela zhvilloi disa takime me drejtuesit lokalë të Drejtorisë Rajonale OSHEE, Korçë, në kuadër të fushatës në terren, për t’u njohur me problematikat e sektorit, njohjen me planin e masave dhe objektivat për 2015-ën. Pas Shkodrës, Korça ishte stacioni i radhës, rajon ky që humbjet në rrjetin elektrik i ka reduktuar me rreth -16% gjatë vitit 2014. “Është një rajon me rezultate pozitive, por jo aty ku ne duam të arrijmë. OSHEE ka vendosur targete për uljen e humbjeve, rritjen e nivelit të faturimit dhe arkëtimeve, prandaj dhe stafit të Korçës i dalin detyra të rëndësishme për 2015-ën, në kuadër edhe të zotimeve që shoqëria ka ndërmarrë ndaj qeverisë dhe Bankës Botërore”, u shpreh për mediat administratori Çela. Sipas kreut të OSHEE-së, Korça është model pozitiv për nga performanca, prandaj kërkohet që, jo vetëm të arijë objektivat, por t’i tejkalojë, në mënyrë që drejtoritë e tjera ta ndjekin nga pas.

“Jemi të qartë se realizimi i objektivave arrihet përmes rritjes së performancës së stafit dhe investimeve, pika këto të cilat unë i trajtova me mjaft rëndësi gjatë mbledhjeve me degët e rajonit”, u shpreh Çela. Për rajonin kryesor të juglindjes, parashikohet ndërtimi i një nënstacioni në zonën e Ersekës, me vlerë 1.1 milionë dollarë, kompletimi më matësa, kabllo ABC për transmetimin etj, në vlerë rreth 1.3 milionë dollarë. Në total, përfshi edhe projektet e tjera, parashikohet të investohen për vitin 2015 mbi 2.6 milionë dollarë, vlerë kjo që i jep garanci me furnizim cilësor rajonit të Korçës, sdimos zonave turistike, si Dardha.

 

 

REZULTATET

 

Të dhënat për vitin 2014

 

Humbjet u reduktuan -16%, duke i çuar në nivelin 31.1%

Arkëtimet arritën në 25 milionë dollarë, ose me 101%

U realizuan 3799 prerje të debitorëve (1309 me policinë)

U realizuan 2.795 akt-marrëveshje për pagesa lehtësuese

 

 

SITUATA

 

Administratori i OSHEE-së sqaron se kur do nisin realisht pagesat me tarifat e reja

 

Fatura e energjisë që vjen

në shkurt, me çmimet e reja

 

“Leximi i muajit janar i cili përfshin ditët e dhjetorit, është përsëri me tarifat e vjetra. Kurse fatura që do të lexohet gjatë muajit shkurt,i cili është edhe konsumi i muajit janar, atëherë do të aplikohen edhe tarifat e reja”. Ky ka qenë sqarimi i dhënë dje për mediat nga vetë administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, lidhur me situatën mbi faturimin e këtij produkti më çmimet e reja që u miratuan në fundvitin e kaluar 2014. Ndërsa duke u ndalur tek lidhja e kontratave te reja, Çela ka pohuar se shifra e tyre është e lartë, çka tregon sipas tij, për një ndërgjegjësim qytetar, për pagesën e energjisë. “Numri i ri i akt-marrëveshjeve ka arritur në129 mijë. Ne kemi shtuar sportelet, mbi 50 por përsëri radhët janëtëlarta, jemi koshientëqëjanëtëgjata dhe qeveria na ka ndihmuar qëdo tëpaguhet me metoda tëtjera alternative”, ka deklaruar ai lidhur me një fakt të tillë. E ndërsa operacioni i kompanisë do të vijojë për të mbledhur debitë e akumuluara, si dhe arrestimin e atyre që vjedhin energjinë, administratori Çela sqaron edhe perceptimin e krijuar se po ndëshkohen më shumë qytetarët në raport me bizneset. “Biznese debitore ka plot, ka edhe biznese qëjanërilidhur dhe janëarrestuar. Jo mëlarg se para dy ditësh përsëri kemi patur arrestime tëbizneseve debitore, jo për debi, por për lidhje tëpaligjshme. Pra, biznesi nuk ështëasnjëherëjashtëvëmendjes sonë. Vazhdojmëta kemi vëmendjen, ajo ështëfrontale, pra tëgjithë, biznes, familje, e tëgjithëme radhë”, theksoi ai.Për të përfunduar me të shumë diskutuarit matësa inteligjentë, për të cilët thuhet se gjatë këtij viti do të nisë një project-pilot për t’u zbatuar në tre zona të Tiranës, kryesisht në ato informale, me qëllim pikërisht për të parë ecurinë e përdorimit të tyre.

SHKARKO APP