OSHEE kundër akuzave të PD: Dine Alia, i pushuar nga puna

Ky ka qenë reagimi i menjëhershëm i bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, lidhur me deklaratën publike të bërë paraditen e sotme nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, duke akuzuar kryeministrin Rama se nuk i fut në burg hajdutët e tij të energjisë.

“Edi Rama ka caktuar në krye të operatorit shqiptar të energjisë hajdutë, përfitues dhe abuzues me pasurinë publike.Edi Rama nuk krijon asnjë vend pune për të varfërit që të kenë mundësi të shlyejnë pagesat e energjisë, dhe nuk jep asnjë alternativë tjetër vec burgut, ndërkohë që në krye të OSHEE ka caktuar njerëz që vjedhin vetë energjinë”, tha Paloka.

Duke sqaruar se drejtori i OSHEE-së në Lushnjë ka favorizuar bizneset e tij duke mos i paguar faturat e energjisë elektrike dhe sipas tij ai ka vjedhur 1 milionë e 600 mijë lekë.

 

SHKARKO APP