OSHEE: Moti i keq, 1500 punonjës po riparojnë difektet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po ndjek me vëmendje situatën në terren duke angazhuar rreth 1500 punonjës që po punojnë për lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
Për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin, kompania OSHEE ka ngritur shtabin e gatishmërisë, duke monitoruar situatën në 24 orë.
Gjatë natës, grupet e brigadave të OSHEE punuan për të riparuar defektet, duke sjellë uljen fidrave pa energji, dhe rritjen e garancisë të furnizimit me energji elektrike.
Si pasojë e motit të keq, Linja 30-62 Kuç-Himarë është jashtë pune me tokë, duke lënë pa energji N/St Himarë. Gjithashtu, problem kanë linja 30-44 Babicë-Smokthinë, N/St Smokthinë dhe N/St Kuç.
Konkretisht, zonat me probleme të furnizimit me energji elektrike, janë si më poshtë:
- Rajoni Tiranë: Selitë, Valias (pjesërisht), Shupal (pjesërisht), Ibë (pjesërisht), Babru, zona pranë Shkollës “Emin Duraku”
- Rajoni Durrës: Radiostacioni, Metallaj/Karpen, Borizan
- Rajoni Shkoder: Rrethina Shkodër (pjesërisht), Bërdicë/Shkodër dhe pjeserisht zona e Arrës Miliska/Pukë
- Rajoni Burrel: Sllovë/Peshkopi.
- Rajoni Berat: zona Terpan (pjesërisht), Krore/Çorovodë, Tomoricë (pjesërisht) dhe Potom (pjesërisht).
- Rajoni Elbasan: Cerunjë/Gramsh, Tregan dhe Hotolisht
- Rajoni Korçë: Voskop/Korçë (pjesërisht)
- Rajoni Gjirokastër: Finiq/Sarandë
- Rajoni Fier: Levan, pjesërisht Lagja “1 Maji” në Fier, Kallm/Fier
- Rajoni Vlorë: Zona e Ujit të Ftohtë, Lepenicë, Fushë – Brataj, Fitore, Rradhimë, Jonufër dhe Himarë