OSHEE: PD shpif, qiraja më çmim më të ulët se mesatarja.

 

 

Pas akuzave të PD se OSHEE ka marrë me qira një godinë në autostradë që është në pronësi të deputetit socialist Rakip Suli, ka reaguar institucioni i energjisë, duke deklaruar se ky ambient me qira është marrë përkohësisht derisa të ndërtohet godina qendrërore e OSHEE. Sipas OSHEE, godina ku aktualisht ndodhet OSHEE ka një hapësirë të kufizuar, ndërsa thekson se arkiva e këtij institucioni konsiderohej si një kosh mbeturinash.

“Pasi e lane Operatorin e Shpërndarjes në mes te rrugeve me një vargmal borxhesh, pa një godinë të veten dhe në një situatë ku pritja e klienteve behej ne parkimin nentokesor te nje pallati ndersa arkivat hidheshin ne kazanet e plehrave, qeveritareve te djeshem u ka mbetur vetem pushteti i shpifjes. Kete pushtet e perdoren perseri sot per nje mjedis te marre me qera shume te arsyeshme dhe me procedure transparente per sistemimin e arkivave, nderkohe qe OSHEE vazhduan paguan nje qera marremndese prej disa vitesh, per shkak te kontrates se lidhur nga qeveria e partise demokratke per godinen e kompanise. Ne kete godine hapesira e punes per punonjesit eshte shume e kufizuar, ndersa per vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze. (Mjafton te shihen fotot) Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash qe asgjesoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi.Ne kete faze rimekembjeje arkiva e paket qe u gjet u sistemua dhe tani jane marre me qera ambiente të përkohshme, me çmime nën mesataren e zonës, deri ne ndertimin e godines qendrore te OSSHE.”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Po ashtu ky institucion sqaron se marrja me qira e kësaj godinë është bërë në transparencë të plotë, ndërsa qiraja është nën mesatare, 3.5 euro metri katror në muaj.

“Sa per nje krahasim informojme se nderkohe qe  kompani te njohura bankash, telekomunikacioni, etj paguajme deri ne 10 euro metri katror, OSHEE paguan nje qera shume me te ulet prej afro 3.5 euro.”, thotë OSHEE.

Reagimi i plotë i OSHEE

Partia Demokratike duket sikur e ka identifikuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si kundershtarin e saj politik dhe nuk le rast pa shpifur ne perpjekjen e deshperuar per te lidhur kompanine me politiken.

Pasi e lane Operatorin e Shpërndarjes në mes te rrugeve me një vargmal borxhesh, pa një godinë të veten dhe në një situatë ku pritja e klienteve behej ne parkimin nentokesor te nje pallati ndersa arkivat hidheshin ne kazanet e plehrave, qeveritareve te djeshem u ka mbetur vetem pushteti i shpifjes. Kete pushtet e perdoren perseri sot per nje mjedis te marre me qera shume te arsyeshme dhe me procedure transparente per sistemimin e arkivave, nderkohe qe OSHEE vazhduan paguan nje qera marremndese prej disa vitesh, per shkak te kontrates se lidhur nga qeveria e partise demokratke per godinen e kompanise.

Ne kete godine hapesira e punes per punonjesit eshte shume e kufizuar, ndersa per vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze. (Mjafton te shihen fotot) Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash qe asgjesoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi.

Ne kete faze rimekembjeje arkiva e paket qe u gjet u sistemua dhe tani jane marre me qera ambiente të përkohshme, me çmime nën mesataren e zonës, deri ne ndertimin e godines qendrore te OSSHE.

Sa per nje krahasim informojme se nderkohe qe  kompani te njohura bankash, telekomunikacioni, etj paguajme deri ne 10 euro metri katror, OSHEE paguan nje qera shume me te ulet prej afro 3.5 euro.

OSSHE i shpreh Partise Demokratike keqardhjen qe po rimekembet, po mbledh faturat e energjise, po ul cdo muaj humbjet, po paguan borxhet e Partise Demokratike, po permireson sherbimin ndaj klientit, po paguan per here te pare rregullisht taksat dhe po investon per here te pare parate e saj ne rimkembjen e rrjetit te shperndarjes qe Partia Demokratike e la ne rrenim total. I kerkojme po ashtu falje PD qe nuk po marrim me leke nga buxheti i shtetit per te mbyllur gropen e vjedhjeve sic behej cdo vit ne kohen e qeverise se PD. Si perfundim Partia Demokratike do te duhet te na fale sepse ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe do ta kthejme Osshe nga nje grope borrxhesh e vjedhjesh sic e la PD ne nje shembull kuptimplote te suksesit te shqiptareve.

SHKARKO APP