OSHEE: Reshjet dëmtuan rreth 34 fidra, po i rregullojmë

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon edhe gjatë ditës së hënë punën intensive për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq në mbarë vendin gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimi për shtyp të OSHEE-së, në 10 drejtoritë rajonale janë angazhuar 1650 punonjës të ndarë në 26 grupe dhe të mbikqyrur nga 26 inxhinierë për kushtet e sigurisë teknike në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëngjesin e sotëm sipas përditësimit të informacioneve nga terreni rreth 34 fidra në tensionin e lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, nga 192 në total, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në linjat 35 kV defektet janë si më poshtë: vijon të jetë me defekt linja 35 kV Shijak – Ndroq, ka dëmtim të shkarkuesave 35 kV në n/stacionin Rrëshen dhe n/stacionin Koman, vijon të jetë me defekt linja Radhimë – Orikum, ëhstë dëmtuar një fidër në nënstacionin Elbasan 4. Në linjat e tensionit të ulët 20 kV,10 kV, 6 kV n/stacionet pa energji janë: Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Shëngjergj, Shupal, në Durrës Shkozet, Xhafzotaj, Manzë; në Berat: Potom, Tomorricë; në Fier: Levan, Xhuherinë, Dermenas, Mifol, Selenicë , Seman; në Burrel: Gurrëz, Macukull, Zenisht, Cërrunjë, Klos; në Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmet dhe në
Korcë: Velcan, Voskopojë, Vithkuq, Miras, Pojan”, bën të ditur OSHEE.

OSHEE njofton se vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gadishmëri të nënstacionit Shkozet dhe zëvendesimin e transformatorit të dalë jashtë pune. Ndërkohë që të gjithë hidrovorët janë në punë si dhe të gjitha spitalet furnizohen me energji elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?