OSHEE: Të gjitha hidrovoret furnizohen me energji elektrike
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njoftoi sot se të gjitha hidrovoret në mbarë vendin furnizohen me energji elektrike prej tij.
Ndërsa vijon stakimi i energjisë për arsye sigurie në disa n/stacione si pasojë e kabinave elektrike që gjenden në ujë.
Kështu, si rezultat i përmbytjeve në drejtorinë rajonale Fier, në rrethin e Vlorës është jashtë pune një fidër në n/stacionin Kafaraj.
Fidri Nr.20 është stakuar për masë sigurie pasi 6 kabina janë në ujë.
Për këtë arsye kanë mbetur pa energji komuna “Levan“ me fshatrat: Levan (një pjesë), Bishan, Cerven, Bocove, Qarr, Ferras, Bashkim, Pishë Poro.
Fidri Nr.6 është i kycur pjesërisht duke lënë pa energji 2 kabina private në fshatin Poro
Fidri Nr.25 është i kyçur pjesërisht duke lënë pa energji 4 kabina private në fshatin Akerni.
Në rrethin e Fierit është jashtë pune një fidër në n/stacionin e Jagodinës.
Fidri “Kallme“ i cili është jashtë pune është furnizuar nga fidri I naftës.
Nuk merr energji një kabinë në fshatin Nish.
Fidri “Suke” në n/stacionin Jagodinë ka jashtë pune një kabinë të përmbytur nga uji.
Në rrethin Ballsh u vendos në punë që ditën e djeshme n/stacioni Poçem (asset i ARMO-s).
Për pasojë sot janë furnizuar me energji elektrike fidrat e këtij n/stacioni me përjashtim të katër kabinave ku po punohet për ti vënë në eficencë.
Po sot kanë marrë energji fidrat “Kut” që mbulojnë me energji fshatrat: Kut, Çarrush.
Fidri “Klos” që furnizon me energji fshatrat: Klos, Mollas, Hekal.
Fidri “Fratar” që furnizon me energji fshatrat: Kremenar, Ninesh, Bejar, Gadurove.
Fidri ‘’Poçem’’ që mbulon me energji fshatrat: Poçem , Drizar.