OSHEE: Thirrje debitorëve të paguajnë deri në 28 shkurt

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë u ka bërë thirrje abonentëve debitorë që të nxitojnë për të nënshkruar marrëveshjen lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve brenda afatit të vendosur nga Qeveria.

“Duhet t’i bëj thirrje që të shpejtojnë sepse deri në datë 28 shkurt mbaron ky afat që i ka dhënë Qeveria dhe kompania për të hyrë në marrëveshje me kompaninë.

Pas kësaj date, nuk do të ketë një mundësi të dytë”, tha administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i OSHEE i bëri këto deklarata gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?