OSHEE: Vetëm 500 konsumatorë ende pa energji
Pas dëmtimeve në rrjetin elektrik, që shaktoi moti i keq në disa rajone, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se vetëm 0.05% e abonentëve kanë mbetur pa energji, ose rreth 500 konsumatorë në mbarë vendin.
Pas disa ditësh punë intensive në terren, nga dispeçeritë në rrethe njoftohet gjithashtu se grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Po sot në mëngjes, u vendos në n/stacionin e Orikumit transformatori i ri, pas djegies të transformatorit ekzistues, që doli jashtë funksioni në datën 17 gusht në orët e mesnatës, ku për pasojë, ishte pa energji baza ushtarake të Pashalimanit.
Sipas OSHEE-së, transformatori i ri në nënstacionin e Orikumit u vu në punë sot, në orët e para të mëngjesit.