Pa zgjedhjet te lira dhe te ndershme, Reforma ne Drejtesi mbetet leter bakalli
Lajme E Mërkurë, 21 Prill 2021 18:09
Ne mbledhjen e Kryesise se LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, diten e sotme u raportua nga Kryetari i LDE Arian Galdini mbi rezultatet e vizites zyrtare qe ai zhvilloi ne Prishtine. “Tirana Politike dhe Prishtina Politike duhet te jene njemendesisht dhe nje veprimesisht te kordinuara. Ka kaluar koha e paternalizmave. Por kordinimi eshte domosdoshmeri. LDE pati nje axhende zyrtare te nivelit te larte ne Prishtine dhe ne te gjitha takimet me Drejtuesit Kryesore politike te Partive ne Pushtet dhe atyre ne Opozite, u fol per nje fryme te re kordinimit dhe bashkerendimit te ngushte mes faktorit politik shqiptar ne Tirane, Prishtine, Tetove, Mal te Zi dhe ne Luginen e Presheves. Shqiperia ka bere shume mire qe ka mbeshtetur Anetaresimin ne NATO te Malit te Zi, por duhet qe me po te njejten logjike ti propozoje dhe kerkoje Aleances Euroatlantike edhe kosniderimin e fteses per Anetaresim ne NATO te Kosoves. Kosova eshte NATO dhe eshte BE.”
Gjithashtu Kryetari i LDE Arian Galdini i beri me dije Kryesise se kesaj Partie mbi negociatat qe ai dhe Sekretari i Pergjithshem i LDE Elidon Laze kane zhvilluar me Krere dhe Aktore e Faktore te rendesishem te Partive Kryesore politike ne Shqiperi por edhe me Ambasadore e perfaqesues te Trupit Diplomatik Perendimor, lidhur me bashkepunimit apo Koalicionin e mundshem te LDE me Parti te tjera.
Galdini tha se :”LDE eshte Parti Opozitare dhe thelbesisht Parti proeuratlantike. Ne jemi Parti e qytetareve te thjeshte, te rregullt dhe te paperlyer. Jemi Parti e udhes se gjate, e jo Parti e romances se nje stine politike. Do te bashkepunojme dhe bejme Koalicion,me ate force politike qe perputhet me Proeuroatlantizmin tone, me parimet tona, me identitetin tone si Parti e te thjeshteve e te mireve. Do te bashkepunojme dhe bejme Koalicion, jo per te mare ngjyren e Koalicionit, por per ti dhene driten tone cdo Partie a Koalicioni me te cilet do te perfshihemi ne Projekt te Perbashket politik. Si Parti Proeuroatlantike ne do te ndikojme fort qe Reforma ne Drejtesi te behet sa me pare ne shenje mbeshtetjeje dhe respektimi te kerkeses dhe thirrjes se vazhdueshme qe na kane bere parreshtur SHBA dhe BE. Si parti e qytetareve te thjeshte dhe te merituar, ne do te ndikojme sa ma forte qe Reforma Zgjedhore te konsiderohet si prioritet mbi prioritetet per te miren e qytetareve shqiptare. Vetem vota e lire dhe e ndershme, e drejte dhe e barabarte mund tu jape fuqine qytetareve shqiptare qe te ndryshojne sistemin. Pa zgjedhje te lira e te ndershme, qytetaret shqiptare mbeten plotesisht jashte cdo procesi dhe Reforma ne Drejtesi, edhe nese votohet sot, mbetet leter bakalli. Ne dhe Opozita duhet te kerkojme vetem nje gje se bashku: Zgjedhje te Lira, te ndershme, te drejta dhe te barabarta. Perndryshe, ne nuk i meritojme qytetaret tane, e ata nuk kane pse te na besojne me neve.”