Padrejtësi në basketbollin për femra!

Me fitoren e ekipit amerikan që mundi në finale Kinen 3-1.I ndoqa me interes këto  ndëshje.Nga niveli spetakolar thuajse të barabarta me ndeshjet e ekipeve meshkuj.Mbi të  gjitha, po ato gjuajte mbi murin e  kundërshatarve…

    Mos ndoshta sepse  femrat kishin të njejtën shtalartësi si meshkujt?Jo.Asnjera  prej tyre  nuk i arrinte të 2 metrat,lartësi e cila është normale për volejbollistët meshkuj.Atëherë, ku është sekreti?Te lartësia e rrjetës.Plot 20 centimetra më e ulët se e meshkujve.

 Në të njejtën kohë  si zakonisht ndoqa edhe ndeshje të  kampionateve amerikane të basketbollit për femra.Spektakël i kundërt. Femrat nuk arrijnë të kërcejnë e të bëjnë pikë  me duar mbi hekurin e koshit.Arsyeja? Sepse niveli i tij (3.05m), është i njejtë si për meshkuj,ashtu edhe për femra?

 Ja, pra,cila është  padrejtësia që i është bërë basketbollit të femrave  

  

Më 11 janar   të vitit të kaluar   më erdhi një letër nga Lubomir Kotleba,drejtor Sportiv në FIBA,(Federata Ndërkombëtare e Basketbollit), me qendër në  Gjenevë, (Zvicër), rreth  propozimit që me anë të një letre i kisha dërguar kësaj federate,sipas të cilit unaza e koshit të basketbollit për femra të ulet të paktën 25 deri ne 30 cm.Si pasojë  kjo lojë  të fitonte dhe më shumë nga ana spektakolare.

Në  letrën e tij zoti Kotleba, midis te tjerash, më shkruante:

 

   I dashur zoti Këllici,

 

    Falemnderit për letrën e datës 16 dhjetor 2012 me propozimin tuaj për të ndryshuar rregullin e FIBA-s që të ulet më shumë lartësia e unazës  së basketbolit në lojen  e femrave.

  Disa ekspertë  nga koha në kohë janë duke shprehur të njejtin opinion  duke përdorur te po njejtat arsye që ju parashtroni  në letrën tuaj.

  Ju lutem, jeni të informuar që ne do të eksperimetojmë këtë  propozim ne sezonin 2013-2014 ne disa vende te caktuara dhe gjithashtu do të diskutojmë atë ne takimin e ardhshem te Komisionit Teknik te FIBA-s.

 

Me respekt,

 

Lubomir Kotleba,

Drejtor i sporteve në FIBA

 

 Mirëpo ka kaluar më shumë se një vit dhe ndonëse ndjek cdo ditë shtypin sportiv italian,rus dhe amerikan,ndonëse kam parë dhe vazhdoj të shoh ndeshje basketbolli për femra, të transmetuara nga kanale sportive amerikane,lojë që ka lindur në Amerikë dhe është nga më populloret, ende nuk kam lexuar dhe parë të kenë filluar të organizohen turne të tillë eksperimentalë!..

 Për ta bërë më të kuptueshëm këtë propozim për lexuesit tanë,po u ofroj atyre shkrimin e mëposhtëm analitik, i cili   historikisht pasqyron  nevojën e futjes në rregulloren e  basketbollit për femra  dhe për moshat e reja,meshkuj femra, të një regulli të tillë:

 

     Ajo që më ka bërë dhe vazhdon të më bëjë përshtypje edhe tani,dhe jo vetëm mua,por besoj kujtdo që e do dhe e njeh këtë lojë është pra ndryshimi i dukëshëm i nivelit të baskëtbollit të femrave me atë të mëshkujve,kryesisht në luftën nën tabelë.

    Duke lexuar këto radhë, jam i bindur se sportdashësit tanë do të përfytyrojnë ndeshje volejbolli për femra, qoftë të nivelit botëror,evropian,ose edhe kombëtar,duke përfshirë vecanërisht ndeshjet e  skuadrave tona legjendare,“Dinamos” dhe “Skënderbeut”, të vitve ’80-’90-të,të drejtuara nga Kreshnik Tartari dhe Pandi Gëllci.Atëherë,ata do të kujtojnë gjuajtjet e forta edhe mbi  bllok,vecanërisht të Ela Tases legjendare, që përfundonin, jo rrallë,thuajse pingul mbi tapet, gjithashtu blloqet e sakta që zmbrapsin këto gjuajte,përkuljet për t’i pritur ato,  zhytjet për të mos lënë që të prekin parketitn…

   Sepse,sipas rregullores  ndërkombëtare të volejbollit,  lartësia e rrjetës për femra është 2.24 m, pra plot 19 cm më e ulët se lartësia e rrjetës në ndeshjet e volejbollit për meshkuj.Me këtë rast,po u kujtoj lexuesve se  shpikësi, a  krijuesi i volejbollit më 1895, është Ulliam Morgani, (1870-1942),profesor i edukimit fizik në kolegjin e Holioku të Mesecjusetsit, qytet jo shumë larg Bostonit,ku jetoj prej rreth 16 vjetësh.

    Sikur Ulliam Morgani dhe përpunuesit e mëpastajmë të  rregullores së parë të volejbollit,të kishin vendosur që lartësia e rrjetës për femra të ishte 2.43, pra aq sa lartësia e rrjetës së volejbollit për meshkuj,atëherë as sot dhe asnjeherë, nuk do të kishim parë ato shfaqje  me kërcime dhe gjuajte spektakulare që përmenda pak më sipër në volejbollin e femrave,duke përjashtuar  ndoshta që ato  mund t’i kryenin femra me gjatësi mbi 1.90 deri 2.00,e ndoshta më shumë, dukuri,sic e vura në dukje dhe mësipeër, fort e rrallë,po të marrim parasysh se  femra të tilla duhej të ishin edhe shumë të shkathta…

    Mirëpo me Xhejms Naismithin nuk ndodhi kështu.Ishte viti 1981,kur  ai vendosi të shpikte lojën  e basketbollit.Dhe u shty ngaqë,  kur mbaronte sezoni i futbollit amerikan dhe bejzbollit. “…nxënësit ishin të detyruar që mësimin e edukimit fizik ta zhvillonin në një sallë të vogël,ku ata bënin vetëm disa disa ushtrime,që ishin monotone dhe nuk ngjallnin shumë kënaqësi,ndaj drejtori i shkollës,Gulik….me qëllim që ata  të vinin me dëshirë në mësim,që të argëtoheshin e të zbaviteshin,por edhe për t’i mbajtur  në një kondicion të mirë fizik dhe agonistik,në periudhën e gjatë të dimrit,bisedoi me Naismithin, për të futur ndonjë gjë të re në këtë lëndë…(Feti Borova,”Në gjurmë të historisë së basketbollit” faqe 12-13,2004).

   Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e këtij libri të shkruar nga një prej specialistëve më të njohur të këtij sporti në Shqipëri,Naismithi krijoi këtë lojë.

    Nuk ësht rasti këtu të përshkruaj historinë e lindjes dhe zhvillimit të këtij sporti ,por do të  ndalem te problemi që na intereson:meqë ishte dimër,kjo lojë  do të zhvillohej  në një sallë nga dy skuadra kundërshtare, me nga pesë vetë sejcila,të cilët duhej të përpiqeshin që topin ta futnin përkatësisht në dy kosha që ishin vendosur në dy anët e kundërta të një ballkoni të brendshëm,i cili rrethonte sallën, ku qëndronin shikuesit,pra edhe fushën.Dhe, meqë ky ballkon ishte 3.05 m lart nga dyshemeja,Naismithi vendosi që kjo do të ishte edhe… lartësia e koshave.

   Pra, krejt rastësisht.!Dhe të mendosh se kjo lartësi mbeti edhe pas përpunimit të mëtejshëm të kësaj rregulloreje, pa marrë parasysh se këtë lojë, që shpejt u bë shumë e dashur midis të rinjve amerikanë e pastaj të tërë botës,filluan ta luanin  edhe vajzat edhe fëmjët!..

    Mirëpo, është e cuditshme se si Sande Berensoni,(1866-1954), e cila konsiderohet si “nëna e basketbollit të femrave”,edhe ajo profesoreshë e edukimit fizik,por në kolegjin Smith në Northampton, po në Mesecjusets,edhe ku qytet jo shumë larg Bostonit,ndonëse u mor gjithashtu me pasurimin e rregullores së basketbolit për femra, nuk e vrau mendjen si  Morgani…Pra ,që lartësia e koshit, pas të cilit u vendos pastaj  një tabelë, pak a shumë e ngjashme me tabelen që njohim sot,të ishte më e vogël,që kështu të favorizonte vajzat me shtat më të shkurër se djemtë,që të shënonin edhe ato sa më shumë   kosha,pra  sa më shumë pikë…

   Rreth këtij problemi kam pasë biseduar jo rrallë edhe me Feti Borovën,që citova pak më lart në këtë shkrim, Dhe Borova, që më 2004 u nda  nga ne pas një aksidenti automobilistik, kur po kthehej  nga Korca, pas një veprimarie basketbolli,(nuk u shkëput nga ky sport deri në castet   e fundit të jetës së tij),më thoshte, si me të qeshur:”FIBA,(Federata Ndëkombëtare e Basketbollit), është konsevatore në këtë pikëpamje”.

   Por, nga krahasimet  që mund të bëjmë  me sporte të tjera, do të vemë re se federatat përkëtëse janë treguar   objektive dhe largpamëse në këtë drejtim.

Le të marrim atletikën e lehtë.Në garat e flakjeve të gjyles,shtizës dhe diskut, peshat e tyre janë të ndryshme për të dy sekset:

Pesha e gjyles dhe e cekicit për meshkuj:7.260 kg,për femra 4.00 kg;

Pesha e diskut për meshkuj:2 kg,për femra 1 kg;

Pesha e shtizës për meskuj:800 gr, për femra 600 gr;

Në vrapimin 110, ose 400 m me pengesa, lartësia e tyre është 1.06 m, për meshkuj dhe 84 cm në vrapimet  100  dhe 400 m, po me pengesa .

   Përfytyroni  c’do të ndodhte sikur peshat e veglave të mësipërme dhe lartësitë e pengesave  për meshkuj dhe femra të ishin të barabarta!…Garat e tyre për femra nuk do të ishin aspak  të bukura.Kurse ne shohim që gjylja e flakur nga femrat fluturon,mbi kufijë e 20 metrave, e diskut  mbi 60 metra, e shtizës edhe më larg,pra aq sa edhe largësitë që arrijnë meshkujt,  dhe garat me pengesa ndiqen po me atë interesim si edhe garat e tilla për femra.

    Arsyeja?Sepse përmasat në peshë, ose lartësitë e mësipërme, janë të ndryshme,natyrisht, duke favorizuar për arsye objektive femrat.

    Atëherë,përse nuk ndodh kështu edhe me lartësinë e koshavë të basketbollit për femra që është,sic u përmend më lart 3.05, pra aq sa të meshkujve?

    Dikush mund të thotë se ky problem është duke u kapërcyer,sepse me kalimin e viteve shtatlartësia e femrave që ushtrojnë në botë baskëtbollin, po rritet .

Sidoqoftë,kjo mesatare është  shumë më e ulët se mesatarja e skuadrave më të mira të botës për meshkuj, që kalon rregullisht mbi 2 m dhe madje edhe mbi 2.10 m.

   Ja përse shumë rrallë, edhe këtu në  SHBA, mund të shohim basketbolliste femra që të shënojnë duke zhytur topin  në kosh,  me kërcim në vend,dukuri që është bërë normale te ndeshjet e basketbollit për meshkuj,besoj  edhe në vendin tonë,ndonëse sic më shpjegon Pandi Gëllci, trajneri i njohur i vajzve të “Skënderbeut”  në volejboll në vitet 80-të, që banon së bashku më mua në afërsi të Bostonit,mesatarja e kërcyeshmërisë  së femrave tona volejbolliste arrinte në fillim të viteve ’90-të  në pak më shumë se 3 m dhe po kaq duhet të jetë edhe sot edhe në ekipet e basketbollit.

 

Për mendimin tim,ka ardhur koha që atë gabim të cilin pati bërë Naismithi dhe kolegia e tij, Berensoni, që në rregulloren e basketbollit lanë të njejtën lartësi të koshit,(3.05 m) edhe për basketbolline femrave,FIBA duhet ta ndreqë.

Lartësia e koshit në basketbollin e femrave duhet të ulet të paktën 30 cm, pra të jetë jo më shumë se 2.75-2.80 m.Atëherë do të shohim në basketbollin e femrave po ato shfaqje që shohim në basketbollin e meshkujve.Dhe, sikur largësia e gjuatjeve për tri pikë për femra të jetë jo 7.24  m,sa c’është për meshkuj, por 6.24 m, dhe pesha e topit, (cuditërisht e barabartë si për për meshkuj,ashtu edhe  femra, 510- deri 753 gr,),të jetë me  pakët,p.sh. 500 gr,atëherë, gjithashtu, edhe  përqindja e tripëkëshave në ndeëshjet e femrave, do të jëtë edhe më e lartë.

  

  

SHKARKO APP