Paga e Ronaldos te Juventusi, do të fitojë më shumë se 5 më të paguarit bashkë

Juventus me afrimin e Cristiano Ronaldos, do të bëjë një revolucion të vërtetë në futbollin italian, pasi ylli portugez do të përfitoj një pagë të çmendur, e cila shkon në 30 milionë euro, plus bonuse.

Ylli portugez do të krijonte një hendek të madh me lojtarët e tjerë të bardhezinjve. Sipas të dhënave të publikuara nga “Gazzeta dello Sport” Cr7 do të përfitojë më shumë sa 5 futbollistët më të paguar të ekipit, të marrë së bashku.

Argjentinasi Gonzalo Higuain ka pagën më të lartë për momentin te kampionët e Italisë (7.5 milionë euro në sezon), i ndjekur nga Paulo Dybala (7 milionë euro), Douglas Costa (6 milionë euro), Miralem Pjanic (4.5 milionë euro) dhe Sami Khedira (4 milionë euro).

Nga përllogaritjet, shuma shkon në 29 milionë euro, vetëm një më pak se shifra që pritet të përfitojë Ronaldo.

 

SHKARKO APP