Pagesa e taksave, Shqipëria ngjitet 15 pozicione në renditjen globale

Këtë e konfirmon raporti më i fundit “Paying Taxes 2015” (Pagesa e Taksave 20015), i hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PvC.

Sipas tij, teksa në analizë janë 189 vende, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përmirësime, duke u ngjitur me 15 vende në pozicionimin e saj.

Shqipëria në rajon lë pas vetëm Serbinë, pasi vende si Kosova, Maqedonia, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të paguar taksat.

Kurse Maqedonia renditet në vendin e 7-të, Kroacia e 36, Greqia në vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi në vendin e 98 dhe Serbia e 165-ta.

 

SHKARKO APP