Paketa për Bujqësinë, Rama: Reforma, sfidë

 dorëzimi i të drejtës apo i përgjegjësisë për të dhënë mësim, mësuesve pa arsim dhe me radhë, kanë sinonimin e tyre edhe në bujqësi”, tha lidhur me një fakt të tillë, kryeministri Rama. Duke shtuar se kjo paketë është një stimul me një rëndësi të konsiderueshme dhe që objektivisht sipas tij, do të sjellë një fazë të re në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. “Pavarësisht se zhvillimi real dhe përfundimtar i sektorit nuk lidhet me këtë paketë dhe nuk lidhet me këto tre vjet që ne kemi në këtë mandat, përpara, por lidhet me mënyrën si do të vendosim në vendin e duhur gurët e themelit, për të transformuar bujqësinë tonë nga një sektor ku subvencionohet mbijetesa, në një sektor ku përmes dijes prodhohet mirëqenia”, shtoi në këtë kuadër, kreu i qeverisë. Duke përfunduar se kjo paketë përmban 26 masa, 13 nga të cilat janë tanimë në rrugën e implementimit dhe 13 të tjera janë në proces për t’u zgjidhur njëra pas tjetrës, gjatë vitit 2015.

 

26

Masa përmbahen në paketën e prezantuar nga qeveria për bujqësinë, 13 nga të cilat janë tanimë në rrugën e implementimit dhe 13 të tjera në proces për t’u zgjidhur njëra pas tjetrës, gjatë vitit 2015

Ministri Panariti

”Paketa fiskale për bujqësinë synon përmirësimin e ekonomisë së fermerëve në tërësi, përmes nxitjes se prodhimit vendas, rritjes së eksporteve, etj. Një pjesë e mirë e këtyre masave janë tanimë në fuqi, ndërsa masa të tjera do të hynë në fuqi vitin që vjen, duke bërë të mundur funksionimin e plotë të gjithë paketës fiskale”.

 

 

 

 

SHKARKO APP