Pakica kritike në Shqipëri
Nga Arian Galdini-Sot mbushim plot 4 muaj LDE. E nisem thjeshte sikurse na takon, me modesti dhe dliresi. Nuk rendem per te ndertuar as nje Parti suksesi, as nje Parti ambicjesh, e as nje Parti perfitimesh. Ndaj nuk kerkuam per asnje cast, as mbeshtetje financiare e as sponsorizime, e as kompromise te padenja. Vendosem qe te jemi nje Parti e Aspiratave per te miren publike. Ne e dime se e mira publike ka nevoje per njerez qe jane te gatshem te sakrifikojne te miren e tyre private, per hir te publikes. Ne e dime se kjo menyre te menduari e te vepruari eshte kunderkulture dhe e paperfytyrueshme ne Shqiperi. E megjithate ja ku jemi. Bilanci i 4 muajve ekzistence dhe aktivizem te LDE eshte pertej cdo imagjinate dhe pritshmerie qe ne kemi patur kur ia kemi nisur. Ia nisem te pakte, e sot jemi mbi 1500 vete qe jemi bere aktivisht bashke. Ne 4 muaj, pa asnje financim, pa asnje tundim, pa asnje premtim, pa asnje pushtet, pa asnje pasuri ish pushtetesh, pa asnje kompani pas sjpatullabe tona, vetem me besim tek cka po e do te bejme jemi bere 1500 vete. Partive qe mbushin salla te medha me militante, 1500 vetet tane mund tu duken pak. Por mua jo.
Mua me duken mjaftueshmerisht gezues keta 1500 vete sepse keta pk krijojne dalengadale Pakicen Kritike ne Shqiperi.
Ne po ia dalim te ndertojme Pakicen Kritike te njerezve qe duan te bejne te miren publike duke sakrifikuar privaten.
Kjo Pakice Kritike do te jete Komuniteti Moral qe do te beje historine ne Shqiperi.
Une kete e besoj.
Sepse ne jemi Beselidhja e te mireve dhe te merituarve.
Sepse ne jemi LDE.
Sepse ne jemi Ti.
Gezuar 4 muaj LDE.