Paloka: Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama …

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook, i është përgjigjur reagimit të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, mbi protestën e opozitës.

“Ka raste qe duhet degjuar edhe cfare thote Rama…” shkruan Paloka ndërsa sjell në vëmendje reagimin e kryeministrit.

“Dy protestat e fundit kombetare, te zhvilluara brenda pak oreve ; qofte per pjesmarrjen, qofte per vendosmerine dhe duke marre parasysh te gjitha rrethanat dhe situatat qe u krijuan, do te benin te reflektonte cdo njeri normal. Po cfare thote Rama pas kesaj?!  “Qeveria nuk rrezohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…” Ne fakt asnje “autobuz” nuk eshte humbur se qershori dhe 30 qershori ne vecanti me sa di une, nuk kane ardhur e jo me te kene ikur. Po mbase Rama duhet degjuar kur thote se qeveria nuk iken me kapsolla dhe xhiro boshe. Kete duhet ta degjojne dhe 80 % e shqiptareve po ta kuptojne dhe ata qe vazhdojne te permendin “dhunen e opozites”. A e kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…? – vijon më tej, numri dy i Partisë Demokratike.

Postimi i plotë:

Ka raste qe duhet degjuar edhe cfare thote Rama…
Do e kisha edhe si thirrje kete per ata qe flasin gjithe kohes per “dhune te opozites”.
Shumica absolute e shqiptareve, te pakten 80% sipas sondazheve, te djathte e te majte, sot , per 1001 arsye ( qe nuk po i perseris),duan qe Rama te largohet. Ne nje vend normal kjo do duhej te realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por ne Shqiperine e Rames kjo eshte provuar qe nuk mund te ndodh pikerisht sepse Rama nuk lejon te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme.

Ne keto kushte shumica , e jo vetem opozita, eshte ngritur ne protesta per te larguar Ramen e minimalisht te krijoje kushtet qe shqiptaret te zgjedhin lirisht nje qeveri qe te jete afer interesave te qytetareve.

Dy protestat e fundit kombetare, te zhvilluara brenda pak oreve ; qofte per pjesmarrjen, qofte per vendosmerine dhe duke marre parasysh te gjitha rrethanat dhe situatat qe u krijuan, do te benin te reflektonte cdo njeri normal. Po cfare thote Rama pas kesaj?!  “Qeveria nuk rrezohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…”

Ne fakt asnje “autobuz” nuk eshte humbur se qershori dhe 30 qershori ne vecanti me sa di une, nuk kane ardhur e jo me te kene ikur. Po mbase Rama duhet degjuar kur thote se qeveria nuk iken me kapsolla dhe xhiro boshe. Kete duhet ta degjojne dhe 80 % e shqiptareve po ta kuptojne dhe ata qe vazhdojne te permendin “dhunen e opozites”. A e kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…?

SHKARKO APP