Paloka: Kompania “Fusha” ndërtoi vilën e Ramës në Surrel. Përgëzoj Majkon!

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Paloka deklaroi se kompania ‘Fusha’, e cila do të ndërtojë godinën e teatri të ri ka ndërtuar vilën e kryeministrit Rama në Surrel.

Mes të tjerash demokrati tha se pronarëve të tokës po u bëhet preson, ndërsa tha se prona publike po merret në kundërshtim me ligjin. Po ashtu Paloka përgëzoi publikisht për qëndrimin e tij ministrin e Diasporës, Paneli Majko, i cili gjatë seancës plenare kur u votua ligji për teatrin u largua dhe nuk mori pjesë në votim.

“Duke parë seancën e fundit në votimin për ligjin që shkatërron Teatrin Kombëtar, që i fal pronën publike Edi Ramës, nuk i mjaftoi ky akt që shkelet Kushtetuta, por u manipuluan votat para parlamentit. Rama është bërë ekspert kriminalist dhe përgjimesh. Këto janë hetime që i bën Taulant Balla? Aty ka qenë dhe Taulant Balla, që ka votuar me kartat e opozitës. Ai ka manipuluar votat. Hetimet si ato që bën Rama nga Surreli. Tavo ka votuar sipas procedurës, pavarësisht se ai nuk ka qenë aty. Atë se kush votoi, ta hetojë prokuroria. Çdo deputet ka kartën e tij, dhe kur e fut më del emri Edi Paloka, dhe jo Gramoz Ruçi. Është njësoj siç tha Rama; e verifikova unë përgjimin. Është një fakt; votimi është manipuluar. Pamjet tregojnë se u përdor karta e Tavos. Aty del që ka një votim parlamentar dhe i takon prokurorisë që të hetojë. Kemi 5 vjet me Ramën kryeministër që merret me këto përralla. Përgjimin s’ja mori përsipër t’ja bëjë Italia. Vetëm për këtë duhet të shkojë kryeministri para gjyqit. Ne kemi kontakte me disa prej pronarëve afër teatrit, dhe ata kanë thënë se nuk janë dakord t’ja japim kompanisë dhe kanë marrë kërcënime. Kompani Fusha ka ndërtuar edhe vilën e Ramës. Po merret prona publike në kundërshtim me ligjin. Largimi i Majkos nga Kuvendi ishte për t’u përgëzuar. Unë e përgëzoj, pasi ai ishte i vetmi që se votoi ligjin për teatrin. Firma Fusha ka lidhje mafioze dhe korruptive”, tha ai.

SHKARKO APP