Panariti: Do të marrim të gjitha masat për tëparandaluar ndryshimin e çmimit të miellit
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti zhvilloi një takim me përfaqësues të industrisë së miellit në Shqipëri, pas vendimit të Rusisë për të aplikuar tarifa suplementare për miellin e eksportuar. Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e masave për të frenuar mundësitë e rritjes së çmimit të miellit. Ministri Panariti tha se në momentin që flasim nuk ka asnjë rritje të çmimit të miellrave dhe bukës, por marrja e këtyre masave bëhen për ti dalë përpara situatës. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm për t’u dalë para fenomeneve, mos kapemi nga situate të papëlqyera dhe do të marrim të gjitha masat e duhura për të mos ndryshuar çmimin e miellit, për pasojë edhe çmimin e bukës që është artikulli më I konsumuar nga shqiptarët”, tha Ministri Panariti. Ministri foli gjithashtu edhe për paketën e njehësuar të standardeve të miellrave dhe drithërave midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ai konfirmoi se: “Prodhuesit e miellit më garantuan edhe njëherë që mbështesin përfundimisht paketën , këtë përkrahje e pata edhe nga prodhuesit e miellit të Kosovës , në këtë mes ne ndodhemi në kushtet e njësimit e plotë të standardeve të cilësisë dhe të sigurisë të miellit”.
Prononcimi i plotë i Ministrit Panariti
Pata një takim me përfaqësuesit e miellit në Shqipëri , ashtu si pata rastin të bëj edhe një takim me përfaqësuesit e miellit në Kosovë , por dy ishin arsyet e këtij takimi , duhet parë çështja e njësimit të standardeve të miellit dhe drithërave në përgjithësi midis Shqipërisë dhe Kosovës , gjë që është një hap I madh edhe në unifikimin e standardeve të ushqimit në kuptimin e cilësisë dhe standardeve të sigurisë , ku edhe njëherë unë diskutova me prodhuesit e miellit të Shqipërisë , për paketën e miratuar tashmë ndërmjet dy qeverive tona , dhe që do të miratohet përfundimisht në mbledhjen e përbashkët në fund të marsit. Prodhuesit e miellit më garantuan edhe njëherë që mbështesin përfundimisht paketën , këtë përkrahje e pata edhe nga prodhuesit e miellit të Kosovës , në këtë mes ne ndodhemi në kushtet e njësimit e plotë të standardeve të cilësisë dhe të sigurisë të miellit. Qëllimi I dytë I këtij takimi kishte të bënte me ndryshimin e konjukturave ndërkombëtare të tregtisë së miellit , duke u nisur nga fakti që për arsye të ndryshme , disa eksportuese të ndryshëm të miellit , sikurse është Rusia , po aplikojnë tarifa suplementare për miellin e eksportuar ., nga ana tjetër u diskutua edhe një situatë e disfavorshme në kuptimin e eksporteve dhe importeve të miellit përballë rritjes së dollarit , pasi ju e dini se mielli në bursë është I kuotuar me dollarë , blerja bëhet me dollarë dhe ngritja e dollarit është në disfavor të sasive të importuara . Diskutuam me përgjegjshmëri me importuesit , për të parë masat që duhen marrë , për të frenuar rritjen e çmimit të miellrave. Praktikisht në momentin që flasim nuk kemi asnjë rritje të çmimit të miellrave apo të bukës , por ne duhet t’I dalim përpara situatave . Ka disa masa , së pari duhet të rritet rezerva stok e miellit, praktikisht ne kemi një rezervë stok mielli, prej një muaji furnizim të pandërprerë , diskutuam që kjo rezervë të shkojë një dy ose tre muaj , në mënyrë që të fusim në treg një sasi mielli, për të balancuar një rritje të mundshme të miellit në tregjet ndërkombëtare. Diskutuam edhe opsione të tjera , që të diskutojmë edhe me ministrin e Financave përsa I përket disa lehtësirave fiskale lidhur me miellin e importuar, njëkohësisht u diskutuar edhe për opsione të tjera , si kursi I konvertimit të miellit lekë /dollarë të mbahet në mënyrë të kontrolluar, por kjo është për t’u diskutuar është një ide që u hodh nga prodhuesit e mielli , mbetet për t’u diskutuar edhe në nivel të organizmave financiarë të vendit edhe me Ministrin e Financave. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për t’u dalë para fenomeneve, mos kapemi nga situate të papëlqyera dhe do të marrim të gjitha masat e duhura për të mos ndryshuar çmimin e miellit, për pasojë edhe çmimin e bukës që është artikulli më I konsumuar nga shqiptarët.
Kur folët për lehtësira fiskale , keni parasysh heqjen e ndonjë tarife doganore ?
Mbetet për t’u parë ne kemi disa opsione ,që unë nuk do të nxitohem për t’i bërë publike , për arsye sepse na duhet të diskutojmë fillimisht edhe Ministrin e Financave , natyrisht edhe me sistemin bankar të vendit për të bërë një hap të pjekur dhe të mirë-balancuar .
Z. Ministër sa përqind importojmë ne nga Rusia , çfarë vendi zëmë ?
Ne në radhë të parë , Rusia është një eksportues I madh I miellit, duke qenë se është vend në zhvillim ka ofertë të pëlqyeshme nga pikëpamja e çmimeve të miellit, njëkohësisht garanton edhe standardet e cilësisë dhe sigurisë së miellit. Tregu I miellit është edhe më I gjerë, ka eksportues të tjerë nga vendet e BE-së, si Gjermania , Franca deri në Kanada , por duke qenë se Rusia konkurron me çmim, sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia , e cila importon tek ne rreth 140 mijë ton në vit, kur prodhimi I saj I përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 milionë ton.
Çfarë zgjidhjeje I është dhënë ngërçit me Rusinë, ju thatë po aplikohen tarifa suplementare?
Tani kjo është në sovranitetin e Rusisë të aplikoje tarifa , nuk kemi çfarë të bëjmë , kryesorja është çfarë do të bëjmë ne, për të kundër-balancuar këto tarifa , qoftë në gjetjen e operatorëve të tjerë, nga ku mund të importojmë , qoftë edhe masat që përmenda më parë
A do të ketë një orientim drejt tregjeve të reja ?
Kjo është sfida e jonë dhe e importuesve të miellit , por edhe e kërkesë /ofertës .
Embargoja me Rusinë do të vazhdojë?
Embargoja me Rusinë, shpresoj jemi në rrugën e duhur , kemi shume kontakte, shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë .