Panariti: Mbështetje kooperativave, maksimalizojnë rendimentin dhe ulin kostot

Është zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave një takim I përbashkët ku në fokus ka qenë diskutimi I amendimeve të ligjit për “Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”. Në këtë takim, ku merrte pjesë Ministri Edmond Panariti ishin të ftuar përfaqësues të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, fermerë dhe ekspertë të fushës. 

Gjatë fjalës së tij, Ministri Panariti theksoi se ndryshe nga përvoja e keqe e së kaluarës, nevoja e bashkëpunimit, nevoja e bashkimit tashmë vendoset në një terren krejt të ndryshëm, pasi bëhet fjalë për një bashkim të lirë vullnetar të fermerëve, me qëllimin e përbashkët për të maksimalizuar rendimentet dhe përfitimin, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të ulur kostot.

“Ne jemi pragmatistë, unë e kam thënë, ky  nuk është një qëndrim I ri, ne mbështesim bashkimin, suksesin, pasi ky bashkim provon që është I tillë. Këto shembuj I gjejmë edhe në zona të tjera të vendit, ku   fermerët   edhe në bashkëpunim duhet theksuar  me qendrat e mëdha të bashkëpunimit, të cilat janë ata që i ofrojnë perspektivë prodhimit bujqësor për t’u grumbulluar, për t’u magazinuar, për t’u lidhur me tregun, për t’u magazinuar , pikërisht këto formojnë atë zinxhir vlerash  që stimulon edhe bashkimin e fermerëve, stimulon kooperativizmin , nëse dëshironi , ta përdorim sërish këtë term. Kjo I jep fizionominë evropiane bujqësisë shqiptare.

Ne jemi të vendosur që  të bëjmë ç’është e mundur. Shteti , qeveria shqiptare  është e vendosur për të mbështetur këtë formë  grumbullimi të fermerëve në  një profil të caktuar, më një prodhim bujqësor që kërkohet nga tregu, me një prodhim bujqësor që është i kontrollueshëm , me një prodhim bujqësor me kosto të ulët , edhe këtu ne natyrisht me fondet që disponojmë të mbështetjes të bujqësisë, por edhe me fondet e donatorëv , fondet e BE-së, ne këto modele të suksesit të cilat kane filluar të mbijnë në bujqësinë shqiptare , duhet t’i bëjmë masive .Kjo është rruga e zhvillimit, kjo është rruga e bujqësisë shqiptare”, tha Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti. 

SHKARKO APP