Panariti merr titullin Honoris Causa nga Universiteti i Peruxhias

 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, merr titullin Honoris Causa nga Universiteti i Peruxhias.

Në faqen zyrtare të Universitetit të Peruxhias në Itali www.unipg.it njoftohet mbajtja në datën 22 tetor 2015, e ceremonisë për dhënien e titullit akademik Doktor Honoris Causa, në mjeksi veterinare, ministrit të Bujqësisë Prof. Edmond Panariti.

Universiteti i Peruxhias është një ndër universitetet më të vjetra në Europë i themeluar në vitin 1308. Në vitin 2014-2015, u shpall si universiteti më i mirë ndër universitetet  më me emër të Italisë.

Po këtë vit, ky universitet i dha titullin Doktor Honoris Causa në financa, Presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi. 

SHKARKO APP