Panariti: Shqipëria rrezikon të humbë 40 kilometra katrorë me Greqinë

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti komenton vizitën e ministres së Jashtme të Shqipërisë në Athinë dhe zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke, me fokus të veçantë çështjen e kufirit detar. Panariti theksoi se rikthimi i dialogut mes Tiranës dhe Athinës pas më shumë se dy vitesh tensione është një zhvillim pozitiv, duke pasur parasysh interesat e përbashkëta të dy vendeve dhe lidhjet e forta mes dy komuniteteve. Megjithatë, ai nënvizoi se dialogu duhet të prodhojë rezultate konkrete dhe jo të mbetet në nivel deklarativ.

Sa i përket çështjes së detit, ish-kryediplomati u shpreh në ”A2cnn” se kalimi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbart rreziqe serioze për Shqipërinë. Sipas tij, Haga është një gjykatë arbitrazhi dhe vendimet e saj janë përfundimtare, çka do të thotë se Shqipëria mund të përballet me një vendim të dhimbshëm pa të drejtë apelimi.

Panariti rikujtoi marrëveshjen e vitit 2018 mes dy vendeve, e cila parashikonte rikthimin e rreth 40 kilometrave katrorë hapësirë detare në favor të Shqipërisë, por që nuk u ratifikua nga pala greke. Sipas tij, Shqipëria rrezikon të humbasë edhe këtë përparim nëse çështja dërgohet në Hagë. Ai sugjeroi që Shqipëria të ndjekë një qasje të segmentuar, vetëm pikat ku nuk ka asnjë mundësi kompromisi të kalojnë në arbitrazh, ndërsa çështje si zonat e peshkimit dhe burimet energjetike të trajtohen përmes negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?