Panariti: Vizioni ynë, nxitje e prodhimit dhe lidhje e tij me tregun

Kjo fabrikë me teknologji moderne ka një kapacitet të përpunimit të vajit nga 11 deri në 14 kuintalë në orë, investim si fryt i bashkëpunimit midis ministrisë së Bujqësisë dhe një investitori privat, ku Agjencia e Pagesave ka mbuluar 50% të kostos së investimit.

Në fjalën e tij, ministri Panariti theksoi se investime të tjera do të vazhdojnë në këtë zonë.

“Përqasja jonë e re, është të investojmë në pikat e mëdha të grumbullimit në fabrikat e vajit, sepse natyrisht këto i interesojnë të gjithë komunitetit, rrisin prodhimin, e lidhin atë me tregun dhe kjo është një konstante e investimeve tona edhe në të ardhmen”, tha ai.

Duke përfunduar me faktin se kohët e fundit është lëshuar edhe harta e realizimit të produkteve bujqësore, ku rrethi i Beratit është i profilizuar në prodhimin e ullirit, për prodhimin e frutave të tjera, të vreshtarisë dhe veçanërisht me fikun.

“Ky është një vizion i ri i ministrisë së Bujqësisë, i qeverisë shqiptare, që shkon direkt në nxitje të prodhimit, në lidhjen e tij me tregun, për një vlerë të shtuar të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Do të jetë një nismë ,e cila ka filluar këtë vit dhe do te vazhdojë natyrisht edhe në vitet pasardhëse”, përfundoi Panariti.

 

SHKARKO APP