Papa Françesku: Inteligjenca Artificiale nuk duhet t’i bëjë njerëzit të harrojnë marrëdhëniet mes tyre

Papa Françesku paralajmëroi për ndikimet negative të inteligjencës artificiale (AI) në shoqëri gjatë një vizite në Singapor. Gjatë një pritjeje në qytetin-shtet të teknologjisë së lartë, kreu i Kishës Katolike paralajmëroi se IA nuk duhet t’i bëjë njerëzit të harrojnë atë që është e rëndësishme – marrëdhëniet njerëzore.

”Zhvillimet e teknologjisë rrezikojnë të izolojnë individët dhe t’i vendosin ata në një realitet të rremë”, tha ai.

”Në vend të kësaj, IA duhet të përdoret për t’i afruar njerëzit dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe solidaritetin brenda shoqërisë”, shtoi Papa.

Papa Françesku i ka bërë thirrje gjithashtu Grupit të Shtatë (G7) demokracive kryesore industriale në samitin e këtij viti të G7-s të mbajtur në qershor në Itali, që të sigurojë që IA të mos lihet jashtë kontrollit.

SHKARKO APP