Papunësia, kjo plagë që s’po shërohet!

 

Na ka sjellë varfëri e dëshpërim. Na ka venitin besimin,” vrarë shpresën”. Kjo i ka detyruar njerëzit të kërkojnë mirëqenie atje ku nuk mund ta gjejnë ! Të kërkojnë azil politik apo ekonomik rrugëve të botës, me apo pa dokumente duke rënë preh e trafikantëve që pasurohen me fatkeqësinë e tyre.

Vetëm në Gjermani në muajin prill kërkuan azil 4794 shqiptarë duke zënë vendin e pare.

Përfundimi: Kthehen më të varfër sa ishin, por më të bindur se lumturia gjendet atje ku janë nisur e në asnjë vend tjetër ku t’i mendon se mund “ ta dhurojnë”.

1-Shifra dhe fakte shqetësuese !

Papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë. Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-34 vjeç është 30.2 %, duke u rritur me 2.3 % kundrejt vitit të mëparshëm. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7 për qind (ku nga tre punon vetëm një) se sa për personat me arsim bazë 8 apo dhe 9-vjeçar. Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të cilët përbëjnë 23% të të gjithë individëve. Punësimi është dominuar nga sektori bujqësor dhe nga ai i shërbimeve. E theksojmë këtë se s’ka investime edhe pse flitet shumë. Qeverisë shqiptare duket se i ka shkuar kot investimi për t’u ofruar qytetarëve shqiptarë zyra pune moderne. Në fakt si praktikë pune është e ndershme dhe efikase. Por ja që shumica e personave që janë në kërkim të një rroge nuk kanë zgjedhur që të trokasin në zyrat e reklamuara, mbasi janë të paaftë për të konkuruar dhe besimi është minimal.Mbi 87,3 % e të papunëve u drejtohen të afërmve apo miqve,shokëve për të gjetur një punë.

 Një tjetër mënyrë e kërkimit të një pune nga shqiptarët është edhe aplikimi direkt në një punëdhënës apo me anë të njoftimeve të nxjerra në gazeta.

 2-Krahasimi me shtetet e rajonit !

Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet e pesta në rajon pas Maqedonisë (33%), Bosnje Hercegovinës (24%), Serbisë (17.4%) dhe Turqisë (14%). Ndërkohë pas Shqipërisë (13%) renditen: Mali i Zi (11%), Greqia (9.4%) dhe Kroacia (9.2%). Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të shkallës së papunësisë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është Mali i Zi, ndërsa vendi me rritjen më të madhe të papunësisë rezulton Turqia. Tek ne Shtohen ministri , hapen zyra pune por papunësina rritet. Nëse janë punësuar mbi 87.000 veta, siç deklarohet nga mazhoranca në rregull. Por nëse këta kanë zëvendësuar ata që janë larguar, puna është krejt ndryshe.

3-Emigrantët rritin papunësinë.

Kthimi i emigrantëve për shkak të krizës në vendet ku jetojnë dhe rritja e kërkesës te zyrat e punës nga e personave të cilët janë në kërkim të një vendi pune ka sjellë shtim të numrit të të papunëve të regjistruar në Shqipëri. Sipas INSTAT, 2014-ës shkalla e papunësisë së matur arriti në 18.3%, nga 14.9 që ishte një vit më pare, duke shtuar 26 mijë të papunë.Tani flitet për 200.000, por s’ka asnjë shifër të saktë.

Nëse shihet struktura e personave të cilët janë të punësuar në Shqipëri, del se kontributin më të madh e sjell sektori i bujqësisë me rreth 40% . Por në fakt shumë pak prej tyre arrijnë që të paguajnë sigurime shoqërore. Sipas ISSH-së, nga 120 mijë persona të cilët duhet të jepnin kontribute si të vetëpunësuar, vetëm gjysma e tyre e arrijnë ta bëjnë këtë.

Por shumë shpejt edhe mënyra e llogaritjes së nivelit të papunësisë do të ndryshojë. INSTAT thotë se gjatë muajve në vijim organizata botërore e punës ILO do të sjellë një metodë të re ku nuk do të quhet i punësuar një persona në fshat i cili ka një tokë. Kjo në shifra do të sjellë sërish shtim të numrit të personave të papunë. Me metodën e re niveli i papunësisë në Shqipëri shkon në 25%.  Kjo është gjendja. Këto janë shifrat në mos më keq . Gjithë të tjerat janë lojë fjalësh sipas binjeve politike , interesave të ngushta të njërës apo tjejtre forcë politike .

Edhe pse zyrtarisht fushata fillon në 22 maji, ajo ka javë qe ka filluar . Për punë e dinjitet flasin ç’do ditë Demokratët. Bukur !Kështu thanë dhe kur morën pushtetin . Tetë vjetë e mbajtën . Pse s’e realizuan ? Premtuan 200.000 vende pune, por realizuan vetëm 38.000.

 Me premtimin për 300.000 vende pune i dhamë pushteti socialistëve,por deri tani shumë pak . Drejtimi i duhur predikojnë tani socialistet. Deri kur do t’na gënjejnë !?

Kujt t’i besojmë? Socialistëve? Demokratëve? Të dyve? Apo më mirë asnjërit !

Nga Evdal Nuri

SHKARKO APP