Paralajmërimi i Ramës: S’ka amnisti për bizneset në informalitet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Itali se nuk ka aministi për sipërmarrësit që nuk kanë deklaruar mallin, por u jepet mundësia që ta vetëdeklarojnë atë në të kundërtën do të ndëshkohen.

Kryeministri theksoi gjithashtu se shumë shpejt vendi ynë do të bëjë reformë në drejtësi, për të mos qënë më një mall që shitet e blihet.

“Më në fund, Shqpëria do të bëjë një reformë e cila të mos jetë thjeshtë një tjetër vandak letrash më shumë në procesin e ligjvënies por të jetë një instrument për ta përmbysur sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe drejtësia të mos jetë më mall që shitet e blihet.

Nuk ka për të pasur asnjë lloj amnistie dhe asnjë lloj tolerance ndaj kujtdo që kërkon të zgjasë kohën, por ofrojmë vetërregullim, pra të deklarojnë atë që kanë fshehur pa pasoja. Të nxitojnë ta deklarojnë sot, sepse nëse nesër do të jenë objekt kontrolli, do të duhet të përballen me pasoja ligjore”tha Rama.

SHKARKO APP