Parashikoi saktë ndeshjet e Botërorit, vritet oktapodi japonez

Oktapodi japonez, i cili arriti të parashikonte saktë rezultatet e tre ndeshjeve të grupeve të Kupës së Botës u vra dhe u dërgua në treg për t’u shitur.

Rabioti që parashikoi saktësisht se Japonia do të fitonte kundër Kolumbisë, do të barazonte me Senegalin dhe do të humbte me Poloninë, u bë një fenomen kombëtar. Peshkatari që kishte kapur oktapodin vendosi që biznesi i tij ishte më i rëndësishëm se mbajtja e oktapodit “psikik” gjallë për fazat e eliminimit.

Kjo nuk është hera e parë që një kafshë përdoret për të parashikuar rezultatin e lojërave të Kupës. Në Botërorin e 2010-ës, oktapodi Paul u bë një yll ndërkombëtar pasi parashikoi saktë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të Gjermanisë, si dhe finalen në të cilën mbështeti Spanjën.

Ndryshe nga “homologu” i tij, Paul nuk u vra për konsumim por ngodhi nga shkaqe natyrore.

SHKARKO APP