Parisi po lëngon nga dhembja

 

Nga Ramadan Bozhlani             

           Epiqendra kulturore me 13-të nëntor  e lëshoj klithjen e dhimbjes mortore, që përshkoj çdo qenie të këtij planeti.  Shumë qenie njerëzore pushuan së marruri frymë nëpër rrugët e Parisit, duke i shikuar me lemeri hijenat e buzëqeshura duke marr shpirtra pa dhembje. Në sytë e hapur të viktimave lexohej dëshira për jetë dhe brenga  për familjet e lëna nëpër ambientet shtëpiake që prisnin kthimin e tyre. Familjeve të tyre krismat e rënda ia përçuan lajmin e hidhur të më të dashurëve të tyre: mirëupafshim në përjetësi.
 Zemrave familjare ju hapën plagë të pashërushme.

 Përbindshat me tipare njerëzore dhe me frymëzime djallëzore në emër të Zotit i çbanuan torturshëm shpirtërat e pafajshëm njerëzor nga kjo jetë. U shtie pa mëshirshëm ndaj veprës më të çmuar të Autorit të këtij universi, madje edhe në emër të Tij. Paradoks absurd që gjen prehje vetëm tek çrregullimet e thella mendore. Terroristat nuk kanë identitet njerëzor, kombëtar dhe fetarë.
Të jesh viktim dhe peng nën mëshirën e atyre që janë të etur për gjakun njerëzor është dramatike, ndërsa tragjedi për familjarët dhe dhimbje e shokim për mbarë njerëzimin pa dallimin kombësie, religjioni, ngjyre dhe ideologjie.
Simpatin e kujt e synuan këta mizor duke e derdhur gjakun njerëzor në kryeqytetit e këtij planeti?! Ata u treguan aq antinjerëzor dhe aq antifetar sa që në vend të zemrave të tyre kishin antijetën.

Ata e flijuan vetën që t'i bëjnë pjesë të vdekjes fëmijët, grat dhe burrat e pasionuar pas jetës paqësore. Ata shkuan nga kjo jetë të kënaqur se e përfunduan një mision të shenjët dhe se do të gjejn prehje në nën tokë, duke lënë dhembje dramatike pas.

 Lotët e familjarëve, të miqëve dhe të mbarë njerëzimit e tronditën tokën bashkë me gjakun e viktimave. Kjo tokë që më dhembje të madhe e absorboj gjakun njerëzor ndjehet e mllefosur dhe e synon hakmarrjen ndaj tyre. Ata tashmë i ka në gjirin e saj dhe në bazë të mallkimeve të familjarëve ua hap ferrin e torturave të përjetshme.

 

SHKARKO APP