Parku i ri pranë Bunës, Rama poston pamjet: Mushkëri e re për Shkodrën, më shumë gjelbërim

Vijon puna për ndërtimin e parkut rekreativ pranë Urës së Bunës në Shkodër, pjesë e projektit për transformimin urban të hyrjes së qytetit.

Parku shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 18 hektarësh dhe do të jetë një zonë multifunksionale për pushim, rekreacion dhe aktivitete në natyrë, duke u konceptuar si “mushkëri e re” për qytetin.

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kantieri i punimeve dhe theksoi se projekti synon të krijojë një hapësirë të hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke shtuar hapësirat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijojnë punimet për parkun rekreativ tek Ura e Bunës, pjesë e projektit rregullues të hyrjes së Shkodrës.

Një hapësirë prej 18 hektarësh, e dominuar nga gjelbërimi, që po merr formë si “mushkëria e re” e qytetit një zonë e hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë ata që duan natyrën, qetësinë dhe cilësinë e jetesës.

Hyrja e Shkodrës nuk po ndryshon vetëm pamje, por po fiton një dimension të ri: më shumë hapësirë publike, më shumë gjelbërim, më shumë jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?