Parlamenti nis punën më 12 shtator, Berisha thërret të mërkurën mbledhjen e Kryesisë
Një ditë pasi kryeministri të shpalosë qeverinë e re Rama 4, Parlamenti më 12 shtator do të hapë dyert për 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Nga ana tjetër, PD ka thirrur mbledhjen e Kryesisë. Në njoftimin që u është dërguar anëtarëve, thuhet se mbledhja do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00, ku do të diskutohet qëndrimi i PD në raport me zgjedhjet e 11 majit dhe aksioni politik që do të ndjekin në vijim.
“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhje Kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e PD rreth farsës zgjedhore dhe zhvillimet e fundit politike në vend”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

