Partia e Lirisë: Afera e inceneratorëve vijon të zhvasë shqiptarët dhe Dumani nuk merr të pandehur Ramën

Partia e Lirisë akuzon se kreu i SPAK-ut Altin Dumani po mbyll sytë ndaj inceneratorëve, pasi nuk po heton kryeministrin Edi Rama.

“Mega-afera e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, simboli më i pastër i zhvatjes mafioze dhe në dritë të diellit të taksave të shqiptarëve, vijon dhe do vijojë të zhvasë taksat e qytetarëve. Kjo ndodh sa kohë Altin Dumani e konsideron “krim intelektual të vështirë për t’u hetuar”.

Nuk guxon të prekë njeriun që e ideoi, e zbatoi dhe përfitoi nga kjo skemë kriminale, atë i cili i dha bonusin 8% me firmën e tij kompanisë së inceneratorëve kur ajo nuk ekzistonte as në letër, pronarin faktik të tyre Edi Ramën. Pa marrë të pandehur Edi Ramën, kurrë nuk mund të flitet për hetim dhe dhënie fund të aferës së inceneratorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të ngrihen dhe të mos pranojnë më të paguajnë për një shërbim që nuk ekziston”,-tha Anisa Ibraj, Anëtare Këshillit Bashkiak Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?