Partia e Lirisë uron besimtarët ortodoksë, Meta: Drita do triumfojë mbi errësirën
Partia e Lirisë uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës, duke përcjellë mesazhe shprese dhe besimi. Në një deklaratë publike, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi uroi për më shumë shëndet, paqe dhe begati në familjet shqiptare.
Një mesazh ka ardhur edhe nga Ilir Meta, ku thekson simbolikën e kësaj feste si triumf i jetës dhe i shpresës mbi errësirën. ”Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall. Ngjallja e Krishtit na kujton se, sado e fortë të duket e keqja, asgjë nuk mund ta ndalë dritën dhe të mirën që të triumfojnë mbi errësirën”, shprehet ai.
Meta ndalet edhe te mesazhi i faljes, duke cituar lutjen e Krishtit në Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!”, që sipas tij mbetet një mësim i përjetshëm për fuqinë e dashurisë mbi çdo të keqe.
KOHA JONË SONDAZH

