Pas 44 vitesh, ”The Sun” ndalon fotot topless!

Pas 44 vitesh, tabloidi i njohur britanik ”The Sun” nuk do të publikojë më foto grash topless në faqen e tij të tretë, njoftoi gazeta ”The Times” që bën pjesë në të njëjtin grup editorial ”News UK” me pronar manjatin australian, Rupert Murdoch.

Ishte vetë Murdoch i cili miratoi këtë revolucion historik për tabloidin e famshëm.

Botimi i fundit i fotove të zbuluara ishte të premten e kaluar, ndërkohë që tabloidi nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”The Sun” do të vazhdojë të publikojë të tilla foto, por vetëm në faqen e tij të internetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faqja e tretë e gazetës ishte bërë prej kohësh shënjestër e kritikave nga grupe për mbrojtjen e të drejtave të grave, ndërkohë që kishte filluar edhe fushata e quajtur ‘‘No More Page 3” (Jo më faqja 3), që mori mbështetjen edhe të shumë eksponentëve të politikës britanike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?