Pas Britanisë, një tjetër vend miraton vaksinën anti-Covid nga Pfizer

Bahreini, një ishull në gjirin Persik, ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer në partneritet me BioNTech.

Bahreini bëhet kështu, vendi i dytë në botë pas Mbretërisë së Bashkuar që ka autorizua përdorimin emergjent të kësaj vaksine, raporton Al Jazeera.

“Bahreini ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech, që do të përdoret për grupet më të rrezikuara nga COVID-19”, tha Autoriteti Kombëtar i Rregullatorit të Shëndetit të Bahreinit (NHRA).

Edhe pse miratimi për përdorimin e vaksinës nga ana e Bahreinit është bërë, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj se sa do të jetë numri i vaksinave apo se kur do të filloj procesi i vaksinimit.

Sipas raportimeve të deri tanishme Bahreini ka regjistrur 87 mijë të prekur nga virusi COVID-19 dhe 341 viktima.

SHKARKO APP