Pas Ergys Agasit shpallet në kërkim nga policia edhe Eno Agasi

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë institucionet shtetërore. Vera me vlerë miliona euro që u zbulua në vilën e Ergys Agasit është zhdukur. Në kërkim është shpallur kushëriri i tij Eno Agasi. Sipas asaj që raporton VNA, pasi agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës njoftuan drejtorinë e Doganave pasi malli ishte kontrabandë.

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh buxhetit të shtefit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës dyshohet se Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin dhe dërguar në ruajtje kanë konstatuar se nuk ishte në kantinë.

Sipas të njëjtave burime Eno Agasi është shpallur në kërkim për akuzat, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim i mallrave që paguajnë akcizë. Prokurori Bledar Valikaj po heton për kallëzim të rremë edhe administratorin e kompleksit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK bashkë me Ermal Beqirin pasi urdhëruan marrjen peng të biznesmenit Gerond Mece që ta detyronin të tërhiqej nga tenderat. Në arrest shtëpie është dërguar Mirlinda Karcanaj drejtoreshë e AKSHI dhe nënndrejtoresha Hava Delibashi. 4 persona të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7957 (63.5%)
Jo 4581 (36.5%)

Vota totale: 12538