Pas notit Sali Berisha me tjetër rekord; ecën sa gjatësia e Italisë

Ish-kryeministri Sali Berisha njihet për pasionin e tij për notin, ku ka ‘thyer’ shumë rekorde, që i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. Por duke qenë se jemi larg sezonit të verës, Berisha ka ndarë me fansat e tij të shumtë në FB një tjetër pasion, atë për ecjen dhe rekordin e ri që ka arritur në këtë sport; ka ecur sa gjatësia e Italisë, 1184 km, kjo në bazë të certifikimi që ka bërë një aplikacion i përdorur nga ish-kryeministri.

berisah1

“Te dashur miq, ecja eshte pasioni i jetes sime. Sot fitbit certifikoi qe kam pershkuar me ecje nje distance prej 1184 km te barabarte ma gjatesine e Italise. Nuk i rezistova dot tundimit per ta ndare kete lajm me ju edhe me ftesen follow me (me ndiqni), duke ju siguruar se nuk kerkon gje tjeter, veçse pak disipline per te bere 10 mije hapa ne dite, e dobishme kjo per cdo njeri! sb”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP