Pas PD dhe LSI, PS bën lëvizjen e radhës pak para votimit të projektligjit për Teatrin
Lajme E Hënë, 16 Gusht 2021 07:29
Kur PD dhe LSI mblodhën grupet parlamentar në sallën e Kuvendit, vjen edhe lëvizja e radhës nga Partia Socialiste, pak para se të miratohet projektligji për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Edhe kjo e fundit mësohet se ka kërkuar 30 minuta pushim, ndërsa mblodhi grupin në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë, PD dhe LSI pak pas përfundimit të mbledhjes u larguan nga salla, ndërsa do të kthehen sërish për votimin e projektligjeve.