Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas qëndrimit në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën që përdoret nga ambasadori i SHBA-së në Shqipëri. Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner bashkë me kryeministri Edi Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum. Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

Investimet e tyre janë një ogur i mirë për vendin tonë.

Vizita e Ivanka Trump, vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Vlorë mori shumë vemendje, jo vetëm për vizitën e saj të befasishme që besohet se lidhet me projektet ambicioze të familjes Trump-Kushner.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mediat treguan kureshtjen për darkën e saj në Orikum bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu siç kanë treguar vetë shefat e kuzhinës, njëri prej tyre Henri Fejzulla, në larminë e ushqimeve që ofron kuzhina shqiptare, Ivanka Trump zgjodhi një menu tepër të thjeshtë me prodhime shqiptare.

Darka nisi me një sallatë jeshile. Më pas vijoi me pakeri të zierë të marinuar me vaj borziloku ndërsa si pjatë kryesore Ivanka Trump zgjodhi fileto peshku në furrë me perime të ziera në avull.

Ivanka shoqërohej nga një grup i madh arkitektësh, ndërsa i pranishëm ne darkën që zgjati për afro 1 orë e 30 minuta ishte edhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Pas takimit të punës, i cili kishte në fokus investimet e mundshme strategjike në jug të vendit, nuk kanë munguar as fotot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?