Pasanikët do jenë të tillë edhe për 300 vjet
Fëmijët e pasanikëve të sotëm dhe pasardhësit e tyre do të jenë të tillë edhe për 300 vitet e ardhshme.
Të paktën kështu thotë një studim i kryer së fundmi.
Studimi ka përfshirë rreth 19 mijë persona që mund të konsiderohen si milionerë.
“Do të duhen të paktën 300 vjet që këta njerëz të pasur të jenë njerëz normalë, të mos kenë një pasuri të tillë”, tha njërpi prej pjesëmarrësve në studim.
Sipas studimit, pasardhësit e familjeve të vitit 1850 kanë ende një pasuri që njerëzit mesatarë nuk e kanë.
“Rënia e pasurisë me kalimin e brezave kërkon një kohë më të gjatë se çmendohej”, tha Gregory Clark, drejtuesi i studimit.