Pashka Ortodokse në Dhërmi, Rama poston pamjet nga mesha e mesnatës

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga mesha e mesnatës e Pashkëve Ortodokse në Dhërmi, e cila u zhvillua në një atmosferë festive dhe shpirtërore me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë.

Besimtarët ortodoksë ndoqën ritin tradicional të Pashkës, i cili kulmon me shpalljen e Ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi, me ndezjen e qirinjve si simbol i dritës dhe jetës, si dhe shkëmbimin e urimit “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, që përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të festës.

Në momentin kur akrepat shënuan mesnatën, thirrja “Krishti u ngjall” u shoqërua me një atmosferë të veçantë festive, ku nuk munguan fishekzjarret. Risi për këtë vit ishte edhe spektakli me dronë mbi qiellin e Dhërmiut, duke i dhënë festës një dimension modern dhe mbresëlënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?