P/buxheti 2015- Bujqësisë i adresohen mbështetje efiçente për fermerin, peshkimin e agroindustrinë

Në bujqësi, financimi i adresuar nga qeveria synon të përmirësojë efektivitetin e funksionimit të skemës së subvencionimit të fermerëve, si dhe të përmirësojë infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, ndërsa për herë të parë qeveria do të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për bujqësinë, agro-industrinë dhe peshkimin, me synim zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe këta sektorë dhe rritjen e eficiencës brenda tyre.

Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2015, do të synohet zgjerimi dhe përmirësimi i efektivitetit të skemave të mbështetjes së fermerëve, përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe formalizimi i sektorit të peshkimit. Më konkretisht, synohet rajonizimi i prodhimit bujqësor dhe blegtoral mbi bazën e potencialeve specifike sipas rajoneve, duke sjellë për pasojë rritjen e efektivitetit të mbështetjes financiare. Do të mbështeten financiarisht afërsisht 10,800 fermerë me skema financimi që synojnë nxitjen e prodhimit bujqësor e blegtoral vendas, si dhe lehtësimin e daljes në treg (kostoja totale 1.9 miliardë leke).

Stimulimi i përdorimit të teknologjive të zhvilluara dhe inovacionit në sektor. –  Rritja e konkurrueshmërisë të prodhimit dhe agro-përpunimit në vend.

– Zbatimi rigoroz i legjislacionit në fuqi, si dhe i detyrimeve që rrjedhin për fushën e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

– Krijimi i kushteve favorizuese për rritjen e sigurisë ushqimore dhe rritjen e standardeve të tregtimit në sektorin e peshkimit, heqjen e barrierave tarifore për inputet bujqësore dhe lëndët e para të prodhimit bujqësor dhe industrial.

Do te vazhdoje rregullimi i TVSH-së për uljen e kostos së produkteve bujqësore si dhe ulja e barrës financiare për importin e makinerive bujqësore dhe kafshëve për mbarështim. Po ashtu, një efekt domethënës në zgjerim të aktivitetit ekonomik brenda këtij sektori pritet të ketë edhe paketa e bujqësisë, e cila do të ndihmojë ndjeshëm si në rritjen e eficiencës brenda sektorit ashtu edhe në lehtësira në disa nga nyjet kyçe të rritjes në industrinë agropërpunuese, në peshkim, tek lëndët e para dhe në rritjen e mekanizimit të sektorit.

Për pasojë, kjo paketë do të ketë një efekt formalizimi brenda sektorit të bujqësisë, duke iu mundësuar më shumë operatorëve të vegjël që të jenë konkurrues me produktet e prodhuara në vend, si pasojë e lehtësimit të procedurave për tregtimin dhe kreditimin e TVSH të mallrave nga prodhuesit e vegjël tek grumbulluesit.

Efekti i pritshëm do të jetë rritja e prodhimit vendas me kosto më të ulëta, për të plotësuar një pjesë të kërkesës në treg, e cila deri tani mbulohet me importe. 

SHKARKO APP