P/buxheti 2015- Hiqen tarifat doganore për nxitjen e përpunimit të naftës bruto në vend dhe akciza për bitumin natyral
Kjo masë mendohet si mbështetje e qeverisë në uljen e kostove të prodhimit të rafinerive në vend, duke i dhënë një stimul fiskal sektorit të përpunimit të naftës bruto në rafineritë që ka vendi për rritjen e prodhimit për nënproduktet e naftës.
Gjithashtu, p/buxheti për vitin 2015 parashikon heqjen e akcizës për bitumin natyral. Me qëllim uljen e kostove të operatorëve ekonomikë të përpunimit të bitumit natyral në vend, Kuvendi miratoi në muajin tetor Ligjin e akcizës, që përfshin heqjen e akcizës për bitumin natyral në masën 5 lek/kg, ku efekti në të ardhurat e buxhetit të shtetit vlerësohet minus 1.5 milionë lekë/vit.
Plotësimi i kësaj kërkese nga operatorët ekonomikë vendas është në përputhje dhe me përafrimin e legjislacionit shqiptar me të BE-së, ku bitumi nuk konsiderohet si mall akcize.