Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD bojkoton seancën për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Pro huasë 302 mln euro, por kundër shkeljes së Kushtetutës

Lajme E hënë, 27 Korrik 2026 14:55
PD bojkoton seancën për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Pro huasë 302 mln euro, por kundër shkeljes së Kushtetutës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se opozita nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 15:00 në Kuvend për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 302 mln dollarësh me SHBA-në, pasi kundërshton mënyrën se si mazhoranca synon ta ratifikojë atë në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Bardhi thekson se Kushtetuta përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një projektligj më herët se një javë nga nisja e shqyrtimit, ndërsa deputetëve ende nuk u është shpërndarë teksti i plotë i marrëveshjes dhe as relacioni shoqërues.

Deklarata e plotë

Po marrëveshjes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament! Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake. Seanca plenare e planifikuar për sot, në orën 15:00, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rasti konkret është edhe më flagrant, pasi deputetëve ende nuk u është shpërndarë teksti i marrëveshjes për të cilën ftohen të votojnë, madje as relacioni shoqërues i projektligjit të paraqitur nga Qeveria. Praktika e vendosur nga Kryetari i Kuvendit, sipas së cilës deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes përmes një leximi në grup, brenda ambienteve të Kuvendit, është poshtëruese dhe bie ndesh me statusin kushtetues të deputetit. Kuvendi ka detyrimin t’u vërë në dispozicion deputetëve të gjithë dokumentacionin parlamentar. Nëse është kërkuar që marrëveshja të mos bëhet publike, atëherë deputetët mund të angazhohen me shkrim për ruajtjen e konfidencialitetit të saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, shumica parlamentare refuzon ta ndjekë këtë praktikë, duke i kërkuar Kuvendit të votojë një marrëveshje me përmbajtje të panjohur për deputetët dhe pa u dhënë atyre mundësinë ta shqyrtojnë atë. Për këto arsye, deklarojmë se nuk do të marrim pjesë në një seancë plenare të thirrur në kundërshtim me Kushtetutën.
Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ky veprim antikushtetues i shumicës parlamentare është poshtërues për institucionin e Kuvendit, për deputetët e tij, si edhe për rëndësinë që mbart marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, Grupi Parlamentar i PD-së, në konsultim edhe me grupet e tjera parlamentare të opozitës, ia ka komunikuar me shkrim gjatë fundjavës Kryetarit të Kuvendit qëndrimin e tij dhe ka rënë dakord për sa vijon:

Mund t'ju interesojë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa ka...

Para 4 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 4 orësh
Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qytetarëve

Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qyt...

Para 5 orësh

1-Opozita është PRO, në parim, marrëveshjes me SHBA-në.

2-Opozita kërkon të njihet me tekstin e plotë të marrëveshjes, duke respektuar të drejtën kushtetuese të çdo deputeti për të votuar i informuar. Menjëherë pasi të njihet me përmbajtjen e saj, opozita i ka garantuar Kryetarit të Kuvendit votën e saj PRO.

3-Opozita kërkon respektimin e procedurës kushtetuese të ratifikimit të marrëveshjes. Kuvendi nuk mund të injorojë Kushtetutën dhe të zhvlerësojë një marrëveshje me partnerin tonë strategjik SHBA-në duke ndjekur procedura të parregullta. Ratifikimi duhet të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Për këtë arsye, kemi propozuar që marrëveshja të miratohet, në respekt të afateve kushtetuese, në seancën plenare të së premtes, më 31 korrik 2026. Gjithashtu, kemi garantuar Kryetarin e Kuvendit për praninë tonë në atë seancë dhe për votën tonë PRO.

Këto kërkesa legjitime të opozitës, megjithëse u konsideruan të arsyeshme nga Kryetari i Kuvendit, u refuzuan nga shumica parlamentare, e cila po zbaton porosinë politike të Edi Ramës për të poshtëruar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të cenuar të drejtat kushtetuese të deputetëve dhe për të vënë në diskutim kushtetutshmërinë e ratifikimit të një marrëveshjeje me partnerin tonë strategjik-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketat e lidhura

BardhiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 4 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 4 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 4 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 6 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 7 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

3 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 12 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.