PD braktis Parlamentin, Berisha tregon shkakun

Opozita ka braktisur këtë mbrëmje punimet e seancës plenare në Kuvend e cila po vijon ende që prej orës 10:00 të mëngjesit. Shkak për këtë vendim është bërë vendimi i Partisë Socialiste për të mos ngritur dy komisionet hetimore të kërkuara prej tyre, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Votimi nuk është marrë ende, por socialistët e pohuan që dy Komisionet nuk do të ngrihen dhe kjo bëri që deputetët demokratë, me Sali Berishën në krye të linin sallën.

Berisha jashtë Kuvendit, tha për mediat se PS mohoi ngritjen e komisionit për çështjen McGonigal, pasi sipas tij pjesë e dosjes është kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?