PD dënon sulmin terrorist në Londër: Jemi krah betejës për liri

Partia Demokratike ka dënuar sulmin terrorist në Londër, ku 7 persona humbën jetën.

Në një deklaratë PD, thotë se “dënon me indinjatë këto akte, ndërsa shprehet se mendimet dhe lutjet tona sot janë pranë viktimave, tek të afermit e tyre dhe të lenduarve nga ky sulm i pabesë.”

“Partia Demokratike sot i shpreh solidaritet popullit mik dhe autoriteteve të Mbretërisë së  Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri”​, thuhet në deklaraten e PD.

SHKARKO APP