PD e Tropojës shkel Kodin Zgjedhor

Tropoja është mbushur me flamuj të PD, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor. Partia Demokratike e kësaj zone, nuk është përmbajtur në shkelje të ligjit, ku në çdo cep të qytetit por dhe në zonat dhe fshatrat përreth, ka mbushur shtëpitë, shtyllat dhe pemët me flamuj të partisë më të madhe opozitare.

Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht vendosjen e e flamujve dhe elementëve të tjerë propagandistikë më larg se distanca prej 5 metra larg zyrës elektorale.

Një thyerje e tillë ligjit nuk duhet të kalojë pa vëmendje nga KQZ dhe misionet monitoruese vendase dhe ndërkombëtare, për të vendosur në vend ligjin zgjedhor dhe dhënë sanksionet e duhura ligjore ndaj shkelësve të Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë që mbetet në dorë të Bashës që të marrë masa ndaj drejtuesve të PD të Tropojës për shkeljen e simboleve të “Republikës së Re” të demokratëve, që nuk përmban logon e PD.

SHKARKO APP