PD ende në aksion për protesta, Berisha: Largojmë Ramën dhe demokratët që e mbështesin

Në konferencën me gazetarët këtë të premte, kreu i PD-së, Sali Berisha thotë ata kanë vetëm dy prioritete. Largimin e kryeministrit Edi Rama me protesta dhe përjashtimin e demokratëve që janë vënë në shërbim të së majtës. ”Strategjia jonë është, largimi i Edi Ramës nga pushteti, si kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale që ka qeverisur Shqipërinë. Si një rrezik real edhe për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, për shkak të lidhjeve të tij me organizatat më agresive. Kjo është strategjia jonë dhe ne vazhdojmë të palëkundur në këtë strategji”,-tha Berisha.

Lidhur me përjashtimet e disa eksponentëve të lartë të PD-së në Durrës dhe Elbasan, kreu i demokratëve tha se ata kanë punuar për Ramën dhe subjekte të tjera politike. PD përjashtoi si këshilltarë të saj në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun, pasi këto të fundit mbështetën lëvizjen e Ervin Salianjit. Po ashtu nga PD-ja e Elbasanit u përjashtuan Alesia Balliu, Zhani Gjergji, Doris Madhi dhe Rudina Alla.

”Së pari, nga ata që janë përjashtuar aty ishte vetëm njëri dhe ai është përjashtuar me motive të qarta. Ai ka qenë nënkryetar, në fushatë elektorale ka punuar për kundërshtarët, për të mos thënë edhe ca gjëra të tjera, nuk ka nevojë, por edhe ai dhe çdo njeri tjetër, ka një gjykatë kjo parti, duhet të paraqesë ankesat. Nuk është Sali Berisha gjykatësi i partisë. Po, Sali Berisha ka premtuar me kohë që do bëhen analiza. Ka premtuar me kohë që në këto analiza do nxirren përgjegjësitë, pa diskutim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qoftë se x apo y për shkaqe bën fushatë dhe bën thirrje ditën para votimit që të votohet për kandidatin e Tom Doshit, unë mendoj se është më e pakta që mund të them pacipësi ekstreme të pretendojë se ka ndonjë gjë të përbashkët me PD. Marrin përsipër një mision të turpshëm, të neveritshëm. Shkove bëre fushatë për deputetin kundërshtar, tani shkon të më shitesh mua se të mbaroi periudha e qirasë? Jo. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Edi Ramës dhe atyre që bëhen lolo të tyre”,-Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?