PD hedh në kuti posterat ku ironizohen ministrat, Berisha voton me fytyrën e McGonigal

Opozita nuk propozoi asnjë emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, që PS-ja ka emrin e Niko Peleshit.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion. Sakaq, deputetët e opozitës po hedhin në kutitë e votimit, posterat që kanë fytyrat e qeverisë ”Rama 4” me akuzat përkatëse sipas opozitës.

”Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?