PD i dërgon letër Komisionit Europian dhe Parlamentit të Europës: Amnistia fiskale rrezik për ekonominë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se PD i ka dërguar letër Komisionit Europian dhe Parlamentit të Europës lidhur me amnistinë fiskale, një nismë e qeverisë që pritet të shkojë në Kuvend vitin e ardhshëm.

Tabaku e ka përshkruar këtë nismë si një rrezik të menjëhershëm për ekonominë dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë javës së kaluar ka informuar zyrtarisht Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Ajo deklaroi se PD ka dërguarnjë letër drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që i hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaroi ndër të tjera Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?