FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD kërkon interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

Partia Demokratike ka kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të zv/kryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK.

Të premten SPAK njoftoi marrjen të pandehur të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

”Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku”,-thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?