PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, lidhur me çështjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim.

Në shkresën drejtuar nënkryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, e firmosur nga deputetët e opozitës, kërkohet që mbledhja e Këshillit të zhvillohet nesër, më 30 dhjetor.

Kjo kërkesë vjen pas përpjekjes së dështuar të së premtes, kur opozita kishte paralajmëruar mbledhjen e radhës, por ajo nuk u zhvillua pasi salla ku ishte planifikuar takimi rezultoi e mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut pritet të jetë në fokus të debatit politik, ndërsa SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për vijimin e procedurave hetimore ndaj saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?